Rozë

Egzona “thumbon” Trixën

Egzona Rafuna dhe Beatrix Ramosaj

Egzon është përfolur shumë për raportin e afërt që kishte më Donaldin gjatë kohës sa ishte në Big Brother.

Duke iu përgjigjur akuzave mbrëmë në “Post Big Brother VIP”, moderatorja nga Kosova tha se ka pasur një raport të afërt me aktorin sepse të dy janë miq të përbashkët.

Ajo më tej ka thënë së nuk është një vajzë që ndanë çifte ashtu qysh është përfolur.

Trixa ka pasur disa deklarata shokuese për mua. Por më vjen keq që Trixa ka pritur me gjetur tek unë një Trixë të dytë”, tha ajo.

“Unë nuk jam vajzë që bëj diçka, me nda çiftet. Vetëm nëse ka menduar këtë pjesë. Kam parë shumë video që Trixa e ka shprehur disa herë që Egzona më jep shumë energji të mirë, përqafimet e saj më japin energji shumë të mirë. Edhe realisht unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Trixën.

Gjitha ato përqafime, gjithë ai afrimitet me Trixën ka qenë real sepse realisht e kam ndjerë.“, tha Egzona ndërsa Arbana i tha: “Po thua që Trixa është një vajzë që i ndan çiftet?” “Jo. Se u diskutua më herët që kur ka ardhur Trixa, është shoqëruar shumë me Semin edhe Donaldin.


Dhe në një farë forme është parë si pëlqim mes tyre. Unë pavarësisht se kam ndenjur me Donaldin dhe Trixën nuk kanë qenë qëllimet e mia që as t’i jap Donaldit sinjale nga jashtë dhe as që ta ndaj Trixën nga Donaldi.”, tha ajo.


Ndryshe, Donaldi dhe Beatrixi ka kohë që janë ndarë. Kjo erdhi disa ditë as daljes së Donaldit nga BBV./SHQIP.com