Sport Shqiptar

Egnatias i takon Kupa e Shqipërisë, fiton finalen ndaj Tiranës

Egnatia shkruan historinë në futbollin shqiptar. Skuadra nga Rogozhina fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Tiranën me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar në minutën e 114-të nga Laurentino me 11-metërsh.

Tirana ishte më kërkuese që në fillim të lojës, por nuk e shfrytëzoi si duhet rastin më të mirë që iu paraqit në minutën e 13-të, me Hilën që “ledhatoi” pjesën e jashtme të shtyllës.

Bardheblutë mbetën me një lojtar më pak pa u mbushur 25 minuta lojë.

Berisha ndërhyn rëndë ndaj Jacksonit dhe për Enea Jorgjin nuk ka dyshime, karton i kuq për lojtarin e Tiranës.

/Shqip.com