Rozë

Egla përjashtohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Një zarf i zi erdhi në ambientet e shtëpisë pak momente më parë.

Në zarfin e lexuar nga Julian Deda thuhej se produksioni kishte vendosur të përjashtojë Eglën.

Gjiçka si pasojë e incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t të mbrëmshëm, ku aktorja i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.

Menjëherë pas skualifikimit të saj një reagim ka ardhur nga një ish banore.

Bëhet fjalë për Sara Gjordenin e cila nëpërmjet një Instastory shkruan: “Mirupafshim finaliste! Faleminderit për gjithçka.”

/Shqip.com