Lajme Botë

Egjipti ndërton xhaminë prej 19 mijë metrash katrorë

Xhamia e re e Madhe e Egjiptit / Alamy-Reuters

Besimtarët myslimanë po e shënojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit. E me këtë rast, Egjipti ka ndërtuar një xhami të re, në kryeqytetin e ri administrativ.

Por, kjo iniciativë është kritikuar për kostot e mëdha. Qeveria egjiptiane ka ndërtuar një qytet të ri në shkretëtirë, në përpjekje për t’i larguar njerëzit nga Kajroja e mbipopulluar.

Ndërtimi i kësaj xhamie, vjen në kohë kur ky vend po lufton me inflacionin, ku vetëm gjatë marsit ka shkuar mbi 30 për qind.

Qendra e saj e re Kulturore Islame përfshijnë Xhaminë e Madhe, e cila mbulon më shumë se 19, mijë metra katrorë dhe është planifikuar që t’i zë 107 mijë besimtarë.

Kostoja e ndërtimit të xhamisë kap shifren e 25 milionë dollarëve apo mbi 22 milionë euro.

Xhamia ka thyer disa rekorde. Ajo e ka kokën më të lartë në botë, me lartësi 16.6 metra dhe të punuar me dorë nga llojet më të mira të drurit.

Rekordi tjetër është për llambadarin kryesor të xhamisë, e cila është më e rënda në botë me peshë 24 mijë e 300 kilogramë dhe më e madhja, me një diametër prej 22 metrash që përfshijnë katër nivele, shkruan BBC.

Ceremonia e hapjes u ndoq nga presidenti Abdul Fattah al-Sisi, me mediat shtetërore që e përshkruan atë si “madhështi” e Egjiptit.

/Shqip.com