Egjipti i “hakmerret” Senegalit
Publikuar:
(25.03.2022 22:40:47)

Egjipti ka arritur ta mposht Senegalin në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror.
Egjiptit i mjaftoi një autogol për të fituar me rezultat minimal 1:0.
Goli i vetëm erdhi në minutën e katërt, kur Saliou Ciss shënoi një autogol.
Të dyja skuadrat patën mundësi të gjenin golin, por nuk arritën të shfrytëzonin mundësit.
Kush do të jetë pjesë e Katar 2022 do të vendoset të martën, kur zhvillohet ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave.
Kujtojmë që në janar Senegali mposhti Egjiptin për të fituar Kupën e Afrikës.
Rivalët e vjetër Gana dhe Nigeria luajtën një barazim pa gola në Kumasi në ndeshjen e parë të play-off-it.
Skuadrat takohen sërish të martën e ardhshme në Nigeri ku fituesi do të rezervojë biletën e Botërorit./Shqip.com