Rozë

Efi vazhdon të zbuloj detaje për të dashurin e saj

Që me hyrjen  e saj në shtëpinë  e Big Brother, Efi Dhedhes është shprehur se ka një lidhje jashtë dhe shpeshherë ka folur për të dashurinë saj misterioz, të cilin ka vendosur ta mbaj larg syve të medias dhe fansave.

Para eliminimit nga Big Brother Efi ka treguar historinë e saj të dashurisë ku ka folur jo pak herë për të dashurin e saj, edhe pse nuk ka zbuluar shumë detaje për të ajo ka folur për karakterin e tij dhe për mënyrën se si ai e ka bërë për vete.

Ajo ka thënë më herët se ai është ekonomist dhe nuk ka zbuluar shumë detaje të tjera identifikuese.

Mirëpo pas rihyrjes në Big Brother ajo nuk e ka përmendur shumë të dashurin e saj dhe kjo nxitur aludimet se ajo i ka dhënë fund lidhjes.

Por me sa duket këto thashetheme nuk janë të vërteta pasi vetë Efi ka folur për të ditët e fundit teksa bisedonte me Dean dhe Kristin.

Ajo ka përsëritur disa herë se ka dikë që e pret jashtë. E teksa ka folur me admirim për karakterin tij.

“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-tregoi Efi.

Po ashtu, mbrëmjen e djeshme bëri disa batuta me Luizin duke i thënë se ai ka Kiarën kurse ajo të dashurin e saj. Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë.

/Shqip.com