Rozë

Efi apo Kiara? Luizi tregon kush është vajza që ai bëri tatuazh

Ishte apo jo Kiara, portreti i vajzës që Luizi ka bërë tatuazh në krahun e tij?

Kjo ishte dilema e ditës së djeshme për ndjekësit e çiftit dhe jo vetëm.

Komentet ishin të shumta, se tatuazhi nuk i ngjante aspak imazhit të Kiarës, teksa u përmendën edhe emrat e disa prej vajzave të “showbiz-it”.

Por mbrëmjen e djeshme, në një postim në rrjetin social “Instagram”, Luizi ju ka kthyer përgjigje njëherë e mirë skeptikëve teksa tregon një gjysmë foto të Kiarës dhe tatuazhit.

/Shqip.com