Sport Ndërkombëtar

Efekti Messi, as Aguero nuk mund të hyjë në stadium

Lionel Messi vendosi të lërë Evropën dhe karrierën e madhe në Barcelonë e Paris duke kaluar në anën tjetër të Atlantikut dhe do të luajë në MLS për fanellën e Inter Miami.

Ndikimi i transferimit të argjentinasit në klubin e David Beckham u pa pothuajse menjëherë, pasi brenda disa orësh nga njoftimi, llogaritë e klubit në mediat sociale kanë marrë “flakë”. Në mënyrë të veçantë, në Instagram ndjekësit kanë kaluar 4.5 milionë, nga 900 mijë që ishin para këtij transferimi.

Por, çmenduria për super yllin argjentinas dhe kampionin e botës nuk ka fund. Siç u bë e ditur, të gjitha ndeshjet e Inter Miami deri në përfundim të sezonit janë shitur, ndërkohë që çmimet e biletave janë rritur shumë.

Më fakt, vështirësia për dikë për të parë një ndeshje ku do të marrë pjesë Lionel Messi është e madhe, edhe nëse është Sergio Aguero. Sulmuesi argjentinas foli në një emision televiziv dhe pohoi se as ai vetë nuk ka mundur të sigurojë praninë e tij në tribunë.

“I kërkova Messit një biletë për një ndeshje të Inter Miami dhe ai më tha që ishin shitur të gjitha. Nuk ka bileta. Nuk e di se çfarë po ndodh”, ishin fjalët e Agueros.

/Shqip.com