Kulturë Kino

“Ëdrrat e Hamletit”, merr çmimin për regji më të mirë në Egjipt

Shfaqja teatrale “Ëndrrat e Hamletit”, po vazhdon rrugëtimin artistik në botë.

Së fundmi “Ëndrrat e Hamletit”, u shfaq në Festivalin  Alexandria Internatial Theatre Festival, ku aktori dhe regjisori Mentor Zymberaj u nderua me çmimin aktori më i mirë.

Sipas njoftimit të Zymberaj, shfaqja u nominua për çmimin “Zgjedhje Kreative”.

Sipas kritikës së festivalit “Ëndrrat e Hamletit” i përket shkollës së monodramës – pra aktorit të vetmuar – metodë teatrale në të cilën aktori mishëron të gjitha rolet apo personazhet e pranishëm në veprën teatrale dhe mbështetet vetëm tek vetja në shfaqje.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që “Ëndrrat e Hamletit”’, përfaqëson Kosovën në teatrot e vendeve të botës.

Ajo së fundmi u prezantua edhe në Egjipt, ku ka marrë edhe çmimin kryesor të Festivalit.

/Shqip.com