Sport Ndërkombëtar

Ëndrra e quajtur “San Siro”

Andrew Robertson

Liverpooli do udhëtojë edhe një herë në Milano.

Por, kësaj here do përballet me skuadrën tjetër nga ky qytet, Interin.

Kështu “vendosi” short i Ligës së Kampionëve, i hedhur të hënën.

Në prag të kësaj përballje ka folur futbollisti i “The Reds”, Andrew Robertson.

Mbrojtësi i krahut të majtë është shprehur se për të është një knaqësi e madhe që do luajë përsëri në stadiumin e dy gjigandëve italian.

Andy Robertson a Doubt for Liverpool's UCL Opener vs. Napoli with Injury |  Bleacher Report | Latest News, Videos and Highlights
Robertson

“Ndeshja me Interin do të me japë edhe mua mundësi më në fund të luaj në San Siro. Plotesohet një dëshirë që e kam pasur si fëmijë. Një stadium ikonik, fantasik. Inter dhe Milan po luftojnë për Scudetton. Mbaj mend qe Milani ka qene goxha i veshtirë në Anfield, por me Interin pres një ndeshje akoma edhe më të vështirë”, ka thanë Roberston.

Ai po ashtu shtoi se është një dallim i madh mes fazës së grupeve dhe asaj me eleminim direkt dhe kujdesi duhetë të jetë më i madh.

“Por të mos harrojmë se ndryshe është të perballesh në grupe me skuadrat dhe ndryshe në ndeshje me eleminim direkt. Mezi po pres oren qe të vijë kjo ndeshje. Short i vështirë por nuk duhet te mendojmë tani: qe sot deri tek Interi kemi ne mes 20 ndeshje.”

Takimi i parë do të zhvillohet me datë 16 shkurt, në Itali, kurse ai i kthimit me datë tetë mars. /Shqip.com