Edon Zhegrovës i anulohet kartoni i kuq
Edon Zhegrovës i ka buzëqeshur fati.
Komisioni Disiplinor i Ligue 1 – ka vendosur që të anulojë kartonin e kuq – që e mori në ndeshjen ndaj Metz.
Ndëshkimi i Zhegrovës është cilësuar si gabim i referit kryesor.
Tashmë – Edoni do të jetë i gatshëm ta ndihmojë skuadrën e tij – në takim e radhës – kundër Lyonit. Ky takim pritet të jetë një derbi, teksa zhvillohet me 27 shkurt, me fillim nga ora 20:45.
Deri më tani – ai ka zhvilluar gjithsej dy ndeshje në Ligue 1, por të dyjat i ka nisur nga stoli.
Teksa, të martën – debutoi në Ligën e Kampionëve – kundër Chelseat.
22 vjeçari – paraprakisht ka qenë pjesë e Baselit – teksa ju bashkua Lillës në afatin kalimtar të janarit.
Për shërbimet e tij – skuadra franceze kishte paguar shtatë milionë euro.
Sa i përket formës ekipore, kampionët e Francës nuk po kalojnë momente të mira, pasi gjenden në vendin e 11-të në tabelë.
Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, ky ekip ka regjistruar nëntë fitore, nëntë barazime, shtatë humbje, teksa numëron 36 pikë. /Shqip.com