Edi zbulon raportet e tij me Adën

Edi dhe Ada nuk janë më pjesë e emisionit “Për’puthen”, kjo pasi që dyshja janë përjashtuar nga program.
Dyshja simpatike të cilët ishin më të përfolurit e programit, por që thyen rregulloren dhe u larguan.
Përjashtimi i tyre erdhi si pasojë e një takimi të fshehtë që mbajtën jashtë programit, ku në mediat rozë qarkulluan fotot nga ia takim.
Tashmë siç duket dyshja janë duke vazhduar shoqërinë e tyre jashtë, ani pse Edi ka treguar se është rikthyer në Zvicër.

Sot gjatë ditës Edi ka hapur një pyetësor në Instagram ku edhe Ada ia adresoi një pyetje.
” A të ka mor malli për mu”, ku përgjigja e Edit ishte “Ty a po qysh jo”.
Ndërkohë Ada ka bërë një postim duke thënë se ajo dhe Edi ishin personat më real aty brenda, këtë e shpërndau edhe Edi në storien e tij duke e replikuar me një frazë të madhe.
“Mbretëresha ime”, shkroi ai sipër postimit të ripostuar nga ai.

Siç duket dyshja kanë një raport shoqëror të mirë në mes veti, pasi që një lidhje dashurie është mohuar nga Edi./SHQIP.com
————————————————————————————————————————
Dy këngëtarët e njohur kosovar sot në “Për’puthen Prime”
Emisioni “Për’puthen” sonte do të transmetohet nga ora 21:00.
Siç ka paralajmëruar edhe autorja e emisionit, Olsa Muhameti pritet që të jetë një natë me shumë surpriza, debate, ballafaqime dhe akuza.
Në këtë mbrëmje do të diskutohet edhe “skandali” i javës mes Alvisës dhe Bashkimit si dhe do të ketë përballje.
Alvisa tha në emision që e kanë shantazhuar dhe kërcënuar ta lërë emisionin.

Për këtë edhe opinionisti, Arjan Konomi ka thënë se edhe në qoftë se kanë thyer rregullat nuk duhet të përjashtohen.
Për të diskutuar këtë temë dhe tema tjera sonte në Prime janë të ftuar si opinionistë dhe dy personazhe shumë të famshme të showbizit.
Bëhet fjalë për Mihrije Brahën dhe Naim Abazin, dy këngëtarët e njohur kosovar./SHQIP.com