Lajme

Edi Rama nxjerrë pamjet e stadiumit “Air Albania” të mbuluar në ngjyrat e flamurit kombëtar

Stadiumi "Air Albania", i mbuluar me ngjyrat e flamur kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi të stadiumit “Air Albania”, i cili është mbuluar i tëri me ngjyrat e flamurit kombëtar.

Nëpërmjet fotografive të postuara nga kreu i Qeverisë së Shqipërisë në llogarinë e tij në Facebook, shihet atmosfera festive në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit.

“Mbrëmje mes 28 e 29 nëntorit në Tiranë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve të publikuara në ditën e festës kombëtare shqiptare.

Sot më 28 nëntor shqiptarët anëkënd botës festuan 28 nëntorin, 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Së fundmi është parë që në ngjyrat ‘Kuq e Zi’, të jetë mbuluar edhe ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa”, e cila ndodhet në Dubai – Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton Shqip.com.

Pamjet e kësaj ndërtese të mbuluar me ngjyrat e flamurit shqiptar, i ka publikuar kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. /Shqip.com