Lajme

Edi Rama në Stamboll, takohet me Erdoganin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar për vizitë në Turqi, ku po merr pjesë në TRT World Forum.

Në fotogratitë e publikuara në rrjetin Facebook, ai shihet afër presidentit Erdogan, me të cilin njihet për raportet e afërta edhe në të kaluarën.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, ka shkruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, para disa javësh e kishte përgëzuar presidentin Erdogan për marrëveshjen e Iniciativës së të Korrërave të Detit të Zi, duke e quajtur linjë të rëndësishmë për furnizimin me ushqime.

/Shqip.com