Lajme

Edi Rama gatuan picë për qytetarët në sheshin e Tiranës

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të diele po gatuan picë për qytetarët në sheshin e Tiranës.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se sot në sheshin Italia do të ketë një sesion të posaçëm për fëmijët që të mësojnë përgatitjen e picës.

Ky mësim i pregatitjës së picës po mësohet nga artisti napoletanë.

“Mirëmëngjesi dhe me këto foto nga mësimi i pica bërjes, me një nga artistët napoletanë të Pizza Village tek Sheshi Italia, ku sot do të ketë një sesion të posaçëm mësimi për fëmijët”, ka shkruar Rama.

Gjithashtu, Rama iu uron ndjeksëve të tij një të diele të bukur./Shqip.com