Rozë

Edi dhe Ada përjashtohen nga “Për’puthen”?

Ada dhe Edi

Emisioni “Për’puthen” po vazhdon që të përjashtojë persona që po i thyen rregullat e programit.

E së fundi e ka “bërë” edhe me dy nga personazhet më të përfolura të emisionit të dashurisë janë Edi dhe Ada.

Tani ata njoftuan se janë përjashtuar nga “Për’puthen”, e për këtë deklarohet Edi.

 “A po don me tregu ti, a po don me tregu, për çka jena përjashtu?”, teksa ajo i thotë që ai të flasë.

“Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxan në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata kanë qenë të vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo janë kon ata që na kanë bërë foto. Unë e Ada e pranojmë që jena kan bashkë, si njoh mirë vendet këtu”, shprehet Edi.

Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi të Edit dhe një vajze që pretendohet se është Ada.

Ata e pranuan se ata ishin bashkë dhe frekuentoheshin shpesh me njëri tjetrin, ndërsa në jashtë ajo shfaqet e maskuar duke mos dashur të bie në sy.

Takimet janë të ndaluara jashtë andaj me shumë gjasë do të trajtohet si rast në rrjedhën e emisionit dhe do të konfirmohet nëse ata do të dalin nga emisioni./SHQIP.com