Lajme

Edhe Sveçla viziton Gjakovën pas përmbytjeve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiu

Komuna e Gjakovës nga mëngjesi i ditës së sotme është përballur me përmbytje si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Nga komuna e Gjakovës kanë njoftuar se kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini është duke qëndruar në teren për t’i dalë në ndihë qytetarëvë nga situate e krijuar.

“Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, prej mëngjesit është duke qëndruar në teren për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas reshjeve të mëdha atmosferike dhe për të gjetur zgjidhje emergjente për tu dalur në ndihmë qytetarëve të rrezikuar”, thuhet në njoftim.

Bashkë me kryetarin Gjini, sot në Gjakovë kanë qëndruar edhe Xhelal Sfeçla, ministër i Punëve të Brendshme dhe Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Aktualisht po punohet në evakuimin e banorëve, shtëpitë e të cilëve janë të përmbytura nga ujrat. Komuna do të kujdeset për sigurimin e strehimit në kohë të mjaftueshme si dhe sigurimin e kushteve tjera për jetesë”.

Tutje thuhet se bashkë me nivelin qendror po shikohen mundësitë qe të bëhet zgjidhje afatgjatë, qoftë për përmirësimin e gjendjes në disa lokacione problematike, qoftë në strehimin e përhershëm, përmes ndërtimit të banesave sociale, të banorëve që kanë probleme me shtëpitë dhe vendbanimet e tyre./SHQIP.com