Rozë

Edhe Sara Hoxha së shpejti pjesë e këtij formati

Partnerja e Ledri Vulës së shpejti do t’i bashkohet formatit “Dancing with the stars”.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e spektaklit në Instagram, ku ka njoftuar për pjesëmarrjen e saj.

“Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”, shkruhet në postim. Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Sarën kaq shumë të përfshirë në ekran, pasi bukuroshja ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar dhe në intervista.

‘Dancing with the stars’ do të fillojë në tetor me moderatore Bora Zemanin. Në rrjetet sociale ka qarkulluar se bashkëprezantues do jetë edhe partneri saj Donald Veshaj, mirëpo ende nuk është konfirmuar si lajm./Shqip.com