Sport Ndërkombëtar

Edhe Qeveria angleze miraton shitjen e Chelseat

Todd Boehly

Pas Premier Leagues edhe Qeveria angleze e ka miratuar shitjen e Chelseat prej 4.25 miliardë paundësh.

Klubi londinez u nxor në shitje në mars përpara se pronari Roman Abramovich të sanksionohej, për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan BBC.

Konsorcium për klubin londinez është i udhëhequr nga bashkëpronar i LA Dodgers, Todd Boehly.

Të martën, Premier League tha se konsorciumi kishte kaluar testin e pronarëve dhe drejtorëve të tij.

Qeveria nuk dëshiron që Abramovich të marrë asnjë nga të ardhurat e shitjes, të cilat në vend të kësaj do të shkojnë në një llogari bankare të ngrirë për t’u dhuruar për bamirësi.

Chelsea Todd Boehly consortium takeover deal gets UK government approval

“Pas sanksionimit të Roman Abramovich, qeveria ka punuar shumë për të siguruar që Chelsea të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë futboll. Por ne kemi qenë gjithmonë të qartë se e ardhmja afatgjatë e klubit mund të sigurohet vetëm nën një pronar i ri”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Chelsea ka funksionuar nën një licencë të veçantë qeveritare, e cila skadon më 31 maj./Shqip.com