Rozë

Edhe pse u ndanë, Dj Geek me tjetër veprim për këngëtaren

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë ndër çiftet më të komentuara të estradës shqiptare.

Gjërat mes tyre më nuk janë të njëjta pasi ata më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe thuhet se dyshja janë ndarë.

Ajo së fundi ka paralajmëruar projektin më të ri në bashkëpunim me Cricket, ku vjen i finalizuar me videoklip.

Miq e suportues treguan mbështetje për këtë projekt, e një prej tyre ishte edhe ish-partneri, DjGeek.

Ai ka ndarë videon e postuar nga Dafina të këngës e përkrah saj shkruan: Out now.

Duket se dyshja kanë raporte të mira edhe pas ndarjes.

/Shqip.com