Sport Ndërkombëtar

Edhe pse fiton 15 milionë € në vit, Jude Bellingham udhëton me taksi 

U transferua te Real Madrid për rreth 130 milionë euro, por Jude Bellingham është i njëjti person i përulur dhe nuk ka ndryshuar asnjë presje nga jeta e tij private e sjelljet në publik.

Edhe pse fiton miliona euro në një sezon të vetëm, ai ka ngelur i njëjti djalë i disa viteve më parë.

Në seancat stërvitore të Valdebebas ai mbërrin dhe largohet gjithmonë me një taksi dhe nuk zgjedh të drejtojë vetë një makinë luksi siç bëjnë rëndom futbollistët, jo vetëm në Madrid.

Bentley, Lamborghini apo BMW shumë të kushtueshme janë në paradë të përditshme në qendrën stërvitore të Realit ku prezantohet çdo ditë edhe taksia Toyota Auris me të cilën udhëton sulmuesi anglez.

Momentalisht, Bellingham përfiton plot 15 milionë euro në vit me Realin e Madridit. 

/Shqip.com