Sport Ndërkombëtar

Edhe Prizreni 16 kualifikohet në gjysmëfinale

Prizreni 16

Edhe Prizreni 16 e ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Ligës Unike.

Në një takim derbi, me shumë kthesa në rezultat, prizrenasit kanë shënuar fitore të ngushtë ndaj Rahovecit me rezultat 86:87.

Ky takim ishte aq dramtik, sa që pas 30 minutash lojë – semafori tregonte 62-62.

Por, mysafirët arritën që të krijojnë epërsi në çerekun e katër dhe e ruajtën deri në fund.

Basketbollistët më të dalluar te skuadra mysafire ishin Robert McCoy me 21 pikë e pesë kërcime, Xavier Cannefax me 21 e dhjetë asistime dhe Arti Hajdari me 24 pikë.

May be an image of 11 people and indoor
Prizreni 16

Në anën tjetër, te Rahoveci paraqitje të mirë patën Fisnik Rugova me 24 pikë e katër kërcime dhe Tj Dunans me 19 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Në gjysmëfinale – Prizerni do të takohet me Pejën – ndeshje e cila pritet  të jetë një derbi i vërtetë.

Paraprakisht, në gjysmëfinale u kualifikua edhe Teuta, skuadër e cila e eliminoi Tiranën./Shqip.com