Edhe Prizreni 16 kualifikohet në gjysmëfinale

Edhe Prizreni 16 e ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Ligës Unike.
Në një takim derbi, me shumë kthesa në rezultat, prizrenasit kanë shënuar fitore të ngushtë ndaj Rahovecit me rezultat 86:87.
Ky takim ishte aq dramtik, sa që pas 30 minutash lojë – semafori tregonte 62-62.
Por, mysafirët arritën që të krijojnë epërsi në çerekun e katër dhe e ruajtën deri në fund.
Basketbollistët më të dalluar te skuadra mysafire ishin Robert McCoy me 21 pikë e pesë kërcime, Xavier Cannefax me 21 e dhjetë asistime dhe Arti Hajdari me 24 pikë.

Në anën tjetër, te Rahoveci paraqitje të mirë patën Fisnik Rugova me 24 pikë e katër kërcime dhe Tj Dunans me 19 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.
Në gjysmëfinale – Prizerni do të takohet me Pejën – ndeshje e cila pritet të jetë një derbi i vërtetë.
Paraprakisht, në gjysmëfinale u kualifikua edhe Teuta, skuadër e cila e eliminoi Tiranën./Shqip.com