Sport Ndërkombëtar

Edhe Pogba në Arabinë Saudite

Rikthimi me ngjyrat bardhezi duket se ka qenë për një kohë të shkurtër, pasi askush nuk do të mendonte se sauditët e Al-Ittihad janë gati të paguajnë 100 milionë euro për tri vjet për shërbimet e Paul Pogba.

Oferta nuk ka habitur ekspertët e afatit kalimtar pasi ditën e djshme ka qenë vetë francezi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se ndodhej në Arabinë Saudite.

Tribaud Vezirian i Team Football France ka treguar se pas vizitës fshihej diçka më shumë. Pogba ka qenë në fushat stërvitore të Al-Ittihad ku dhe ka biseduar direkt me pronarët e klubit në fjalë. Këta të fundit madje kanë përfituar nga vizita për ti prezantuar edhe një projekt 3-vjeçar.

Në rast se Poga do ta pranonte atëherë për këtë afat kohor do të paguhej plot 100 milionë euro.

/Shqip.com