Lajme

Edhe për dy muaj u vazhdohet paraburgimi të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu

Me 22 gusht të vitit 2021 qyteti i Ferizajt u tronditë nga një ngjarje e pazakontë.

Një 18-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj. Lidhur më këtë ngjarje u arrestuar Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Ata dyshohen se kryen këtë vepër penale.

Lidhur më këtë vepër Dardan Krivaqa u arrestua me 25 gusht ndërsa Arbër Sejdiu një ditë më herët.

Por sot Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas njoftimit, Gjykata Themelore në Ferizaj më 16 maj 2022, ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dyshohen se pas rastit, tani të ndjerën e kishin dërguar dhe lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa vet kishin ikur në drejtim të panjohur.

Për këtë, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Pena, vepër me të cilën kryesi dënohet me burgim jo më pak se 10 vjet ose me burgim të përjetshëm./Shqip.com