Sport Ndërkombëtar

Edhe një yll i Liverpoolit drejt Arabisë Saudite

Ashtu si Jordan Henderson, edhe Fabinho me shumë mundësi do të largohet nga Liverpool, duke shkuar në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve të medieve britanike, braziliani nuk udhëtoi sot me skuadrën, e cila ka fluturuar drejt Gjermanisë për t’u përgatitur për sezonin e ri, pasi “The Reds” po shqyrtojnë një ofertë prej 46 milionë eurosh nga Al-Ittihad.

29-vjeçari, Fabinho mbërriti në Liverpool në vitin 2018 dhe fitoi Champions League dhe Premier League me “The Reds”.

/Shqip.com