Sport Ndërkombëtar

Edhe një tjetër lojtar i Shakhtar do të largohet

Manor Solomon

Edhe një lojtar tjetër nga Shakhtar Donetsk do të vazhdojë aventurën jashtë Ukrainës së zënë në luftë.

Pas transferimeve të Tete, Tobias, Marlos e shumë të tjerëve, radhën tani duket se e ka Manor Solomon.

Ai do të niset drejt Anglisë për t’iu bashkuar Fulhamit, raporton Fabrizio Romano.

Shuma prej 7,5 milionë eurove dhe 15 për qind nga transfer ii tij i ardhshëm do t’i shkojnë klubit ukrainas.

22 vjeçari do të ketë kontratë deri në vitin 2027 me londinezët, të cilët do të paraqiten në Premier Ligë sezonin e ardhshëm.

“Solomon do t’i bashkohet Fulhamit më 1 korrik me leje pune – tani ai qëndron te Shakhtar”, njofton Fabrizio.

Manor Solomon është përfaqësues i Izraelit

Kurse, kontratë me ukrainasit ka deri më 31 dhjetor të vitit 2023.

Sulmuesi i krahut të majtë ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një assist në 16 paraqitje për klubin në “Premier Liga” të Ukrainës.

Vlera e tij në treg kap shifrën e 18 milionëve, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com