Sport Ndërkombëtar

Edhe një tjetër gjigant evropian hidhet në sulm për Gavin

Situata jo e mirë që po e kalon Barcelona, ka bërë që skuadrat tjera të tentojnë të përfitojnë. Në këtë mes është edhe Bayern Munich që ka shprehur interesimin për Gavin.  

Mesfushori spanjoll edhe pse ishte regjistruar në ekipin e parë, më vonë ai u largua shkaku i problemeve financiare të Barcelonës.

Kësisoj gjiganti gjerman po tenton të shfrytëzojë këtë ngërç mes palëve dhe të përfitojë për transferimin e talentit spanjoll.

Gazeta e madhe katalunase ‘Sport’ ka njoftuar se Bayerni tanimë ka kontaktuar agjentin e lojtarit Ivan de La Pena për të pyetur rreth situatës së Gavit.

Barcelona ende nuk po mund ta rinovojë kontratën me xhevahirin e tyre dhe kjo ka bërë që Bayerni të tentojë transferimin e tij.

Gjiganti gjerman është gati t’i ofrojë një pagë të majme reprezentuesit spanjoll që ta bindë të transferohet në “Allianz Arena”.

Por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Barcelona po bën të pamundurën për ta rinovuar kontratën e tij dhe dëshira e Gavit është të mbetet në “Camp Nou”.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadra të tjera si Chelsea, Manchester City dhe Liverpool.

/Shqip.com