Kulturë

Edhe një tjetër artist nga Kosova do të përformojë në “Sunny Hill”

“Sunny Hill” është duke vazhduar që të prezantoje artistë të rinj të cilët do të përformojnë në këtë festival.

Artisti i radhës i konfirmuar nga vetë festivali, është edhe LumiB.

Sunny Hill do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Ndërkaq, artistë të tjerë që e kanë e konfirmuar pjesëmarrjen janë edhe DJ Regard, Burak, Mahmood, Elvana, Diplo, AJ Traceymm e Skepta, Yll Limani, Ledri Vula, Dhurata Dora dhe shumë të tjerë.

Kujtojmë që këtë vit festivali do të mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.