Edhe një sezon i suksesshëm për kapitenin
Publikuar:
(21.05.2022 23:31:38)

Sezoni ndryshon, por jo edhe Ciro Immboile.
Sulmuesi italian nuk po lë vend rastësisë, duke e tundur rrjetën.
Immobile e mbylli edhe një sezon fenomenale – në nivel individual – me plot 27 gola.
Askush nuk ka më shumë.

Teksa, ka asistuar edhe dy herë.
Ndonëse – Lazio nuk u kualifikua dot në Ligën e Kampionëve, ai vazhdon t’i qëndrojë besnik kësaj skuadre.
Ciro ishte edhe pjesë e kombëtares së Italisë, e cila u shpall kampione në “Euro 2020”.

32 vjeçari ka kontratë me “Le Aquile” deri në vitin 2026 dhe duket që nuk e ka ndërmend të largohet – ani pse ofertat nuk i kanë munguar.
Në CV-në e tij figuron edhe Këpuca e Artë e fituar në sezonin 2018-2019, kur shënoi plot 36 gola. /Shqip.com