Edhe një rekord për Messin dhe Ronaldon – 15 vite në majat e futbollit

15 vite në majat e futbollit.
Ditët ikin, futbollistë të rinjë vijnë dhe shkojnë, por në zenitin e këtij sporti – akoma po qëndrojnë së bashku.
Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo – ishin pjesë e formacionit më të mirë për vitin 2021 – të zgjdhur nga FIFA- të hënën –mbrëma.
Dyshja në fjalë janë futbollistët e vetëm në historinë e këtij sporti që kanë hyrë në këtë formacion për 15-të vite radhazi.
Ky fakt – është një rekord në vete dhe do duhen edhe të paktën dy dekada për ta barazuar ose thyer.
Për Ronaldon – kjo ceremoni ishte edhe më madhështore pasi e fitoi një çmim të veçantë – për shkak se është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

CR7 e ka tundur rrjetën 801 – për gjatë gjithë karrierës së tij.
Teksa, Messi nuk ishte i pranishëm për shkak se ditë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19, teksa u bashkangjit në mënyrë virtuale.
Në sezonin aktual, portugezi po kalon formë më të mirë, pasi në 21 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ka shënuar 12-të gola.

Kurse, Messi ka gjithsej gjashtë gola – nga 16-të ndeshje.
Në këtë ceremoni u nda edhe çmimi për futbollistin më të mirë të vitit 2021, i cili u fitua nga Robert Lewandowski – për herën e dytë radhazi. /Shqip.com