Sport Ndërkombëtar

Edhe një pistë e re për të ardhmen e brazilianit Neymar

Gjatë ditës së djeshme në mediat huaja dhe sidomos ato franceze qarkulluan lajme që lidhnin brazilianin Neymar, me një largim nga gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain, pas ikjes së Lionel Messi dhe Kylian Mbappes që është në prag të largimit.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, të interesuar për transferimin e brazilianit, nuk kanë si të mos jenë klubet arabe, me skuadrën e Al-Hilal, që është gati t’i ofrojë “fantazistit” një kontratë prej 80 milionë eurosh në sezon.

Futbollisti nuk përjashton mundësinë e kalimit në ligën saudite, por preferon të luajë në një kampionat më konkurrues, teksa ka si objektiv fitimin e trofeut të Champions League, si dhe dëshiron të pjesë e Kombëtares së Brazilit, në Botërorin e vitit 2026

/Shqip.com