Kulturë

“Edhe një orë e ndalur shënon orën e saktë dy herë në ditë”

I njohur për qasjen psikologjike dhe fokusin në zhvillimin shpirtëror të individit, Herman Hesse, mbetet ndër autorët më të lexuar gjerman.

Shumica e veprave të tij reflektohen kryesisht në jetën e tij. Hesse u bë jashtëzakonisht me ndikim në mbarë botën gjatë viteve 1960 dhe tani është një nga autorët evropianë më të përkthyer të shekullit të 20-të.

Më poshtë për lexuesit e Shqip.com, gjeni disa nga shprehjet e tij më të njohura.

“Ç’mund t’ju them që mund t’ju vlejë, përveçse mund të jeni duke kërkuar diçka me aq këmbëngulje, sa nuk mund të gjeni asgjë?”

“Ka miliona anë të së vërtetës, por vetëm një të vërtetë.”

“Si trup jemi të gjithë beqarë, si shpirt askush nuk është.”

“Zogu lufton derisa del nga veza. Veza është bota juaj. Çdo qenie e gjallë duhet të përpiqet të shkatërrojë botën.”

“Feja, ashtu si arsyeja, nuk kalon përmes arsyes.”

“Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë.”

“Përjetësia është vetëm një moment, i gjatë mjaftueshëm për t’u tallur me të.”

“Kur urrejmë dikë, në imazhin e tij urrejmë diçka që kemi në brendësinë tonë.”

“Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dashurojë.”

“Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.”

“Mund të shkruash libra me psikologji, por jo të depërtosh në zemrën e njeriut.”

“Nuk ekziston një ëndërr e përhershme. Çdo ëndërr ia lë vendin një ëndrre të re dhe s’është nevoja të frenoni asnjërën prej tyre.”

“E keqja lind gjithmonë atje ku dashuria nuk mjafton.”

“Jo rrallëherë u hamë kohën miqve, për t’ua kushtuar atë armiqve tanë.”