Sport Ndërkombëtar

Edhe një ofertë e re në drejtim të Dybalas

Paulo Dybala

Nga Tornio do të largohet në fund të këtij sezoni dhe tashmë i ka ardhur edhe një ofertë e re.

Newcastle United është e intersuar për shërbimet e Paulo Dybalas.

Goal.com shkruan se skuadra angleze është e gatshme të paguaj mbi 200 mijë euro në javë për shërbimet e argjentinasit.

Paulo Dybala approached for Liverpool transfer as Jurgen Klopp 'targets'  Juventus superstar - Daily Record
Dybala

Fakti që Dybala nuk e ka vazhduar kontratën me Juventusin – e bën atë edhe më të dëshirueshëm për skuadrat tjera – sepse nuk do paguajnë asnjë qindarkë për shërbimet e tij.

Paraprakisht, interesim për të kishte shfaqur edhe Interi, por ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete.

Italian Journalist Alfredo Pedulla: “Paulo Dybala Is Waiting For Inter, It  Would Take €70M To Sell Lautaro Martinez”
Dybala

28 vjeçari është paraqitur 21 herë në këtë kampionat të Series A – teksa ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruar pesë asistime.

Paulo – i ishte bashkuar Juventusit në vitin 2015, teksa ndër të tjera e ka fituar Scudetton pesë herë. /Shqip.com