Edhe një ndeshje e vulosur nga Benzema

Një takim tjetër ndeshje e vendosur nga ai.
Një tjetër dëshmi që është në zenit të karrierës.
Karim Benzema u shndrrua edhe një herë në hero të “mbretërve” – në fitoren 2-3 ndaj Sevillës.
Fillimisht – vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe realizuan nëntë minutën e 21-të – me anë të Ivan Rakitic.
Për mesfushorin kroat ky ishte vetëm goli i tretë në këtë sezon, teksa ka regjistruar edhe katër asistime.
U prit një përgjigje nga mysafirët, por nuk erdhi.
Në anën tjetër, vendasit shënuan edhe një herë, me anë të Erick Lamelas.
Pjesa e parë nuk solli më gola.
Teksa, e dyta ishte e dominuar nga madrilienët.
Në minutën e 78-të, Rodrygo realizoi për 2-1 dhe ndeshja mori një ritëm tjetër.
Madrilienët shpeshtuan sulmet në drejtim të portës së andaluzianëve – për ta kërkuar golin e barazimit.
Dhe qëllimin e arritën – në minutën e 83-të, kur Nacho Fernandez e dërgoi topin në rrjetë.
Sikur në golin e parë edhe në të dytin, aisistues ishte Dani Carvajal.
U mendua se ndeshja do përfundonte me barazim, por kështu nuk mendoi edhe Benzema.
Sulmuesi francez shënoi në minutat shtesë të takimit – për të dëshmuar edhe një herë se ëshët në formë jetësore.
Pas kësaj fitore, madrilienët e blindojnë vendin e parë në La Liga, pasi ka 75 pikë.
15-të më shumë se Barcelona dhe Sevilla – që gjenden në pozitat dy dhe tre. /Shqip.com