Sport Ndërkombëtar Merr fund ëndrra e Maqedonisë së Veriut

Edhe një mundësi që Ronaldo ta fitojë Kampionatin Botëror

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të luaj në Katar. Nuk ka befasi.

Portugalia ka siguruar një biletë për në Kampionatin Botëror, pasi ka mposhtur Maqedoninë e Veriut, me rezultat të pastër 2-0.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Bruno Fernandes – kur po zhvillohej minuta e 32-të.

Teksa, në rolin e asistuesit ishte Cristiano Ronaldo.

Goli i shënuar nga Fernandes

U prit një përgjigjë nga kundërshtarët – por nuk erdhi.

Dhe në këtë pjesë të parë – nuk u shënua më asnjë gol.

Teksa – portugezët arritën që të realizojnë edhe një herë.

Përsëri – në rolin e golashënuesit ishte Fernandes.

Goli i dytë nga Fernandes

Mesfushori i Manchester United i tregoi botës edhe një herë – se çfarë klasi ka.

Portugezët dominuan deri në fund të takimit – duke mos lënë vend për rastësi në as edhe një moment të vetëm.

“Katari 2022” mund të jetë i fundit në karrierën e Cristiano Ronaldos, pasi ai ka 37 vite në supe.

Teksa, i fundit mund të jetë edhe për Lionel Messsin – dhe prandaj rëndësia e këtij botërori është tejet i madh – sepse mund të shënojë mbylljen e një epoke të artë. /Shqip.com