Edhe një medalje në tokën dardane
Publikuar:
(23.01.2022 20:15:34)
Edhe një medalje do të vie në tokën dardane.
Sportet indviduale po vazhdojnë të jenë “armë e fortë” për Kosovën.
Fortesa Orana ka “rrëmbyer” të argjendën në garën “Paris Open”.
Karateistja nga Kosova që garon në kategorinë mbi 68 kilogramë, xhiron e parë e kaloi pa kundërshtare, tekssa të dytën fitoi kundër garueses nga Palestina.
Në xhiron e tretë nuk u gjunjëzua as ndaj reprezntueses palestineze, kurse në finale pësoi humbje nga francezja Nancy Garcia.
Për 25 vjeçaren ky është një sukses i jashtazakonshëm dhe një sinjal – që e ardhmja do jetë e ndritur për të.
Në këtë turne, mori pjesë edhe Festina Curri, e cila u rendit në vendin e shtatë.
Në këtë garë morën pjesë 458 garues nga e gjithë bota. /Shqip.com