Sport Ndërkombëtar

Edhe një legjendë largohet nga Barcelona

Legjenda e Barcelonës, Jordi Alba, ka vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit sipas raportimeve të “SPORT”.

Kontrata aktuale e mbrojtësit të majtë zgjat deri në qershor të vitit 2024. Megjithatë, në javët e fundit, “El Chiringuito” raportoi se ai kishte pranuar tashmë një ofertë nga Al Hilal në Arabinë Saudite.

Në të njëjtën javë që Busquets zbuloi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit, përfaqësuesit e Jordi Alba u kapën në kamera duke mbajtur një takim me drejtuesit e Barcelonës për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Pas 11 vitesh dhe 18 trofeve të fituar, Joirdi Alba vendos të largohet nga Barcelona në fund të sezonit me parametra zero.

/Shqip.com