Rozë

Edhe një këngëtare e Kosovës pjesë e BBVA 3

Sa më afër nisjes së edicionit të ri të Big Brother Vip Albania 3, aq më shumë emra po dalin të jenë pjesë e këtij formati.

Kastës së personave që do marrin pjesë do t’u shtohet edhe një këngëtare e njohur nga Kosova.

Fjala është për Arta Kabashin, e cila duket se ka marrë vendim ta ndjekë hapin e motrës së saj Anës, që mori pjesë në Big Brother Vip Kosova 1.

Arta njihet për sharmin dhe energjinë.

Pos, Artës, tashmë konfirmimin si banor i kësaj shtëpie do të jetë edhe këngëtari tjetër i njohur i vendit tonë, Bardhi.

/Shqip.com