Edhe një javë për të aplikuar për pajisje për matjen e nivelit të zhurmës
Publikuar:
(21.03.2023 13:04:28)
Me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në kryeqytet obligohen të furnizohen me këto pajisje dhe certifikatën që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar.
Afati për aplikimin fizik do të jetë i hapur deri më 24 mars 2023, ndërsa aplikimi online do të jetë i hapur deri më datë 26 mars 2023.
Në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë të pajisura me certifikatë mund të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 3.000 – 5.000 EUR.
/Shqip.com