Sport Ndërkombëtar

Edhe një futbollist shqiptar drejt Serie A

Nuk është vetëm një trillim i mediave sportive në Itali. Stiven Shpendi është shumë pranë kalimit në Serie A. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 pritet që të jetë pjesë e Empolit duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Drejtori sportiv i Cesenas, Fabio Artico, e ka pohuar një gjë të tillë. “Negociatat kanë filluar dhe ka shumë optimizëm se do të mbyllen me sukses. Megjithatë, nuk është mbyllur zyrtarisht. Empoli është në krye të gjithë ekipeve të tjera për ta siguruar Shpendin, por marrëveshja nuk është mbyllur përfundimisht”, tha drejtori sportiv i Cesenas.

/Shqip.com