Sport Ndërkombëtar

Edhe një futbollist i njohur drejt Arabisë Saudite

Pierre-Emerick Aubameyang është një futbollist që i intereson shumë Al Ahlit dhe Al Shabab, dy klube në divizionin e parë të Arabisë Saudite, kështu që ai mund të luajë sezonin e ardhshëm në këtë kampionat.

Sulmuesi gabonez, 33-vjeçar, me shumë përvojë në futbollin evropian, përfundon kontratën me Chelsean në qershor të vitit të ardhshëm, kështu që vlera e kartonit i ka rënë ndjeshëm.

Sezonin e kaluar, futbollisti që gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar klube të tjera të mëdha si Borussia Dortmund, Arsenal dhe Barcelona, pati një sezon të dobët për “blutë”, me tre gola dhe dy asistime në 23 ndeshje.

/Shqip.com