Sport Ndërkombëtar

Edhe një fitore për Millwuake

Millwuake Bucks

Edhe një fitore.

Millwuake Bucks kanë shënuar fitore kundër Orlando Magic, me rezultat 136-118.

Para këtij takimi, Bucks u cilësuan si skuadër favorite – gjë që u pa edhe në parket.

Edhe në këtë takim, ashtu si thuajse gjatë gjithë sezonës, basketbollisti më i dalluar te Millwuake ishte Giannis Antetokounmpo.

Gianis shënoi 33 pikë, asistoi pesë herë dhe regjistroi 12-të kërcime.

Ndeshje të mirë pati edhe Jrue Holiday, i cili shënoi 25 pikë, asistoi shtatë herë dhe pati pesë kërcime.

Milwaukee Bucks vs. Orlando Magic: Live Stream, TV Channel, Start Time |  12/30/2021 - How to Watch and Stream Major League & College Sports - Sports  Illustrated.
Momente nga takimi

Në anën tjetër, Franz Wanger – shënoi më së shumti pikë. Ai ishte autor i 20 shënimeve, një asistimi dhe tri kërcimeve.

Kjo fitore ishte edhe një dëshmi tjetër e formës së lartë nëpër të cilën po kalojnë Bucks. Kjo skuadër gjendet në vendin e tretë në Konferencën Lindore.

Deri më tani kanë regjistruar 24 fitore dhe 13-të humbje.

Në anën tjetër, Orlando po kalon në krizë të rezultateve. Deri më tani, kanë arkëtuar vetëm shtatë fitore, ndërsa janë mposhtur 24 herë.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Cavaliers 93-110 Wizards

76ers 110-102 Nets /Shqip.com