Sport Ndërkombëtar

Edhe Minnesota triumfon ndaj Golden State

Minnestoa triumfoi ndaj Golden State

Forma e “luftëtareve” është duke u lëkundur.

Golden State Warriors kanë pësuar humbje në shtëpi – nga Minnesota Timberwolves.

Vendasit ishin favoritë në letër, por mungesa e Stephen Curry la hapësira të mëdha edhe në këtë takim.

Minnesota doli të jetë skuadër më kërkuese dhe në fund arkëtoi pikët e plota.

Ndër më meritorët për këtë fitore ishte Karl-Anthony Towns, i cli shënoi 26 pikë, bëri 11 kërcime dhe një asistim.

Një ndihmë të madhe dha edhe Jaylen Nowell me 17-të pikë, katër asistime dhe dy kërcime.

Top plays from Minnesota Timberwolves vs. Golden State Warriors
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Warriors më i dalluari ishte Jordan Poole, i cili shënoi 20 pikë, tre asistime dhe katër kërcime.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Jonathan Kuminga, i cili realizoi 19-të pikë, asistoi një herë, teksa pati edhe shtatë kërcime.

Me këtë fitore, Timerëolves gjendet në vendin e shtatë të Konferencës Perëndimore. Ky ekip, deri më tani ka arkëtuar 21 fitore, kurse është mpooshtur 22 herë.

Në anën tjetër, Golden State tashmë gjendet në vendin e dytë, teksa ka regjistruar 31 fitore dhe 12-të humbje.

Lider në këtë konferencë mbeten Suns, skuadër e cila ka 33 fitore dhe vetëm nëntë disfata. /Shqip.com

Tabela ne Konferencen Perëndimore