Lajme

Edhe LDK kundërshton zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipovic

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës-dega në Kamenicë ka kundërshtuar zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipovic përmes një shkrimi nga kryeatari i degë Jeton Biqkaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook.

‘’Pikërisht ne  nuk e kemi mbështetur  këtë propozim të kryetarit Rahimaj për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete i cili erdhi drejtpërdrejtë në kuvend dhe pa asnjë konsultim paraprak, por çudia ishte pse nxitonin kur kërkohej të ketë konsultime dhe të dijnë delegatët se kush është ky  i propozuar’’ thuhet në reagimin e Biqkaj

Nga LDK, shpresojnë që MAPL të kthej në shqyrtim këtë vendim.

Por ndoshta pushteti e kanë ditur dhe për atë nxitonin. Nga 27 delegat vetëm 10 kanë votuar pro. Por votat e abstenuara ia mundësuan që të zgjidhet. Shpresoj që MALP, do ta kthej në rishqyrtim’’ thuhet më tutje ne reagim

Ne grupi i delegatëve të LDK-së jemi deklamuar që mbështesim që Komuna jonë të ketë nënkryetar nga komunitetet edhe pse ligjërisht si takon, por ai të jetë një nënkryetar që përfaqëson interesat e komuniteteve por edhe të gjithë qytetarëve të Kamenicës e jo fans te Jabllanoviqit,thuhet më tutje në reagim./Shqip.com