Rozë

Edhe ish-konkurrentët e “Për’puthen” dalin kundër ftesës për Bregoviqin

Emisioni "Për'puthen"

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic për të përformuar në Festivalin e Birrës në Korçë ka ngjallur reagime të mëdha.

Numër i madh i artistëve kanë reaguar duke kërkuar anulimin e ardhjes së tij.

Në lidhje më pjesëmarrjen e tij, kanë reaguar edhe ish-konkurrentja e emisionit ”Për’puthën”, Ina Kollçaku e cila ka kërkuar bojkotimin e festivalit.

Në një ri-postim, ajo i bashkohet thirrjes edhe për bojkot të produkteve të birrarisë së Korçës.

Në anën tjetër edhe ish-konkurrentja Antonela Koci ka kërkuar që përformanca e tij të mos lejohet.

Ajo ka thënë së një gjë e tillë nuk duhet ju bërë kosovarëve.

Ndërsa, qytetarët e Korçës do të protestojnë kundër performancës së këngëtarit serb.

Njoftimin për protestë që pritet të zhvillohet ditën e nesërme e kanë dorëzuar tashmë në polici, ka njoftuar faqja në Facebook, “Korça Report”.

“Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /SHQIP.c om