Rozë

Edhe Erolld Belegu bëhet këngëtar

Erolld Belegu

Biznesmeni i njohur nga Prishtina, Erolld Belegu ka vendosur që të bëhet pjesë e botës së artit.

Kjo pasi që ai tashmë ka lansuar projektin e tij të parë muzikor të titulluar “E bukur pa zemër”.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Belegu, ndërsa muzika është punuar nga producenti, Florent Boshnjaku.

Ky i fundit ka shkruar se ky projekt ka qenë ëndërr që kishte Erolldi tashmë e disa vite.

“Me Erolld Belegu kemi punuar shumë projekte në jetë. Erolldi jeton pa limite dhe gjithmonë e ka zgjedhë rrugën e vet. Ky projekt është një dëshirë e kamotshme e realizuar tani së bashku . Erolldi nuk është profesionist në këndim , por me këtë projekt e ka dëshmuar që është profesionist në realizimin e ëndrrave dhe nuk jeton “by the book “, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Belegu ka qenë menaxheri i parë i këngëtares, Era Istrefi./SHQIP.com