Sport Shqiptar

Edhe Ermal Krasniqi me ofertë joshëse nga Arabia Saudite

Ermal Krasniqi

Në zyrat e klubit Cluj ka arritur një ofertë e madhe për Ermal Krasniqin nga klubi i Arabisë Saudite, Al Riyadh.

Sipas mediumit ‘ProSport’, Krasniqi mund të përfundojë në ligën e re të yjeve, nga Arabia Saudite, pasi klubi Al-Riyadh ka bërë ofertë në vlerë prej 5 milionë euro për 24 vjeçarin.

Mësohet se Cluj është i kënaqur me shumën e ofruar, por jo me mënyrën se si arabët duan të bëjnë pagesën.

Propozimi i tyre ka qenë që shuma të paguhet me disa këste, ndërsa drejtuesit e Cluj duan që paratë të paguhen në maksimum dy këste.

Bisedimet do të vazhdojnë këto ditë dhe ka mundësi që të gjendet një zgjidhje për ta çuar Krasniqin në skuadrën e sapograduar në ligën e parë të Arabisë Saudite.

Al-Riyadh po kërkon të nënshkruajë më shumë lojtarë nga Evropa pas promovimit dhe sjelljes së trajnerit të ri belg Yannick Ferreira, i cili ka një titull në Arabinë Saudite me Al-Shabab dhe një kupë belge me Standard Liege.

/Shqip.com