Lajme

Edhe dy jetë të shpëtuara në Turqi nga FSK-ja

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Kosovës po qëndrojnë tash e disa ditë në Turqi ku po ndihmojnë autoritet vendase pas përballjes me tërmetin.

Gjatë ditës së sotme ata kanë shpëtuar edhe dy jetë.

“Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot  pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë  një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 45 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e Kërkim-Shpëtimit  të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, thuhet më tutje në njoftim.

/Shqip.com