Edhe Donnarumna rezulton pozitiv me COVID-19

PSG-ja po kalon periudhë të vështirë me COVID-19.
Paraprakisht katër futbollistë, përfshirë edhe Leo Messin kishin rezultuar pozitiv me këtë virus, kurse të njëjtin fat e ka pasur edhe Gianluigi Donnarumma.
Këtë lajm e ka dhënë vet klubi francez, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Gianluigi Donnarumma ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai është vendosur në izolim dhe i nënshtrohet protokolleve përkatëse shëndetësore.
Testet e marra nga Juan Bernat [të hënën dhe të martën] kanë dalë negative. Ai do të rifillojë stërvitjen [të mërkurën]”, ka njoftuar PSG-ja.

Giggi i ishte bashkuar kësaj skuadre në afatin kalimtar të verës – si transfer i lirë.
U mendua se ai do të ishte startues i padiskutueshëm, por diçka e tillë nuk ndodhi, pasi po ka konkurencë të ashpër me Keylor Navas.
Deri më tani, Donnarumma ka zhvilluar tetë paraqitje në Ligue 1 dhe tri në Ligën e Kampionëve.
Kjo situatë nëpër të cilën po kalon klubi parisien pasqyron shifrat përgjithësisht të larta të rasteve në Francë, ku numrat e rasteve ditore kanë qenë rreth 200,000 mijë që nga java e kaluar. /Shqip.com